Një imazh i jashtëzakonshëm nga rover-i Perseverance në Mars ka lënë shumë njerëz të shokuar. Fotografia tregon një peizazh të qartë, me horizont të dukshëm, i ngjashëm me një pamje natyrore në Tokë.
Por ndërsa shkencëtarët dhe sipërmarrësit si Elon Musk dhe Jeff Bezos shohin mundësi për eksplorim dhe të ardhme njerëzore jashtë Tokës, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë parë imazhin si një mesazh të qartë për rëndësinë e planetit tonë.
Në Reddit, një përdorues shkroi se “Nuk duket premtues. Më mirë kujdesuni për këtë vend”.
Një tjetër shtoi se duket e “Mërzitshme. E dobët. Qielli nuk është as blu. Një yll i vetëm”.

Komentet e tjera përshkruanin Marsin si një vend të zymtë dhe të papërshtatshëm për jetesë, duke krahasuar monotoninë e tij me larminë e peizazheve tokësore.
Edhe NASA në faqen e saj shkruan se “Marsi nuk është vend për ata që janë të dobët. Është i thatë, shkëmbor dhe i ftohtë i hidhur”.
Në krahasim me sipërfaqen shkretë të Marsit, Toka duket e pasur, e gjallë dhe e brishtë – një planet që kërkon kujdes dhe mbrojtje nga ne vetë.