14 aksidente me fatalitet me mjete me dy rrota në 8 muaj – Policia tregon masat që ka ndërmarrë

Motoçiletë në rrugë. Ilustrim

Mjetet me dy rrota kanë qenë të përfshira në qindra aksidente trafiku gjatë vitit 2025 dhe periudhës janar-gusht të vitit 2026.

Në një përgjigje për portalin Dukagjini, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 733 aksidente ku kanë qenë të përfshira mjetet me dy rrota. Nga këto, 12 aksidente kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërsa gjatë periudhës janar-gusht 2026, sipas Policisë, janë regjistruar 541 aksidente ku kanë qenë të përfshira mjetet me dy rrota. Prej tyre, 14 kanë qenë me fatalitet.

Sa i përket masave ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve, Policia thotë se gjobat shqiptohen për të gjitha llojet e kundërvajtjeve, pa specifikuar llojin e mjetit.

“Policia e Kosovës shqipton gjoba për të gjitha llojet e kundërvajtjeve pa specifikuar llojin e mjetit, ku pa dyshim që janë gjobitur e konfiskuar edhe mjetet me dy rrota të cilat janë hasur në trafik në kundërshtim me rregullat e trafikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Dukagjinin.

Policia ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 dhe gjatë periudhës së vitit 2026 ka zhvilluar vazhdimisht edhe fushata vetëdijësuese për sigurinë në trafikun rrugor.

Sipas PK-së, në këto fushata janë përfshirë edhe aktivitetet që lidhen me sigurinë e mjeteve me dy rrota.

“Gjatë vitit 2025 dhe në këtë periudhë të vitit 2026, Policia e Kosovës ka zhvilluar vazhdimisht fushata vetëdijësuese lidhur me sigurinë në trafikun rrugorë e ku kanë qenë të përfshira edhe fushatat që lidhen me mjetet me dy rrota”, thuhet më tej në përgjigjen e Policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika