Abdixhiku pas takimit me Jasharajn: Duhet të ketë dialog mes palëve

Të premten, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe sindikalistëve, sepse sipas tij dialogu imperativ është bazë e funksionimit demokratik të Kosovës

Rrahman Jashari, kryetari i SBAShK-ut në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, foto:EO





Të premten e 2 shtatorit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, për të diskutuar për mosekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik dhe për grevat e përgjithshme.

Pas takimit, Abdixhiku ka thënë se për të gjetur një zgjidhje në mes të Qeverisë dhe sindikalistëve, duhet të ketë ketë dialog.

“Ne konsiderojmë se dialogu është imperativ mes palëve dhe është bazë e funksionimit demokratik të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se nuk duhet të penalizohen qytetarët e Kosovës, duke theksuar se mosekzekutimi i pagave për punëtorët e sektorit publik është një vendim pa baza ligjore.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës mirëkuptojmë kërkesat e mësimdhënësve, ka nevojë për qetësi dhe jo për polarizim”, ka shtuar ai.

Ndërsa, kreu i SBAShK-ut, Jasharaj ka thënë se nga kjo grevë në këtë drejtim më së shumti dëmtohen nxënësit.

“Ne i shprehëm shqetësimet tona, situata nuk është e mirë, nxënësit po janë humbësit më të mëdhenj në këtë drejtim, kemi dërguar shqetësimet tona tek opozita dhe te partia në pushtet për të adresuar kërkesat tona, sepse mungon dialogu social”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje që të kthehet normaliteti në shkolla dhe institucione.

“Qeveria po dëshiron ta shtypë zërin sindikal”, ka theksuar ai.

Përveç tij, në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi.

Pas të parit të LDK-së, ata pritet të takohen edhe me liderët e tjerë të opozitës.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Për shkak të mosekzekutimit të pagave, më 1 shtator, SBAShK-u ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ndërkaq, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur grevë të përgjithshme nga 25 gushti, për realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.





Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika