Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar para mediave se ka marrë letrën e dërguar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, por tha se ende nuk e ka shqyrtuar plotësisht.

“Kam marrë një letër, do të kthej përgjigje. Do të shkoj në zyrë ta shoh letrën njëherë. Do të kthej përgjigje me kohë”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.

“I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare, ashtu siç i takon një partie”, ka shtuar ai.

Për herë të tretë, Albin Kurti ka dërguar një letër për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, tani për një koalcion mes dy partive.

Kurti i ka thënë Abdixhikut se “koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”, teksa ka shkruar se ka bindjen që “votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV”.