Abdixhiku takon ambasadoren Ziv, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka biseduar për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamas Ziv, ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Me anë të një njoftimi për media thuhet se Abdixhiku ka vlerësuar që njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik”, thuhet në njoftim.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

I pari i LDK-së e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën si dhe rolin e shtetit të saj në mbështetje të Kosovës, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit të intensifikohet edhe më tej.

Ndryshe, të martën e nëntë gushtit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ai ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë.

Po ashtu, edhe gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka pritur në takim ambasadoren Ziv.

Në këtë takim, nënkryetarët e kësaj partie kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet tyre.

Po ashtu, edhe Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka diskutuar për krizën në Veri dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një komunikatë për media nga zyra e Kryeministrisë, thuhet se në këtë takim është diskutuar edhe për avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Izraelit.

Pos kësaj, një nga temat e përmendura gjatë takimit është edhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës.

Po ashtu, sipas njoftimit, Bislimi ka folur edhe mbi situatën në veri dhe dy vendimet e Qeverisë mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, të cilat do të nisin implementimin dhe zbatimin e tyre nga një shtatori.

Haradinaj pret në takim ambasadoren e Izraelit, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika