Abdixhiku zotohet: 40 mijë të rinj do të trajnohen në fushën e ICT-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot(e mërkure) një tubim të madh në qytetin e Gjakovës.

Para mijëra qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, bëri një zotim.

Abdixhiku premtoi përfshirjen e 40 mijë të rinjve në fushën e ICT-së.

Kandidati për kryeministër i LDK-së tha se ata do të trajtohen për katër vjet në këtë sektor.

“Aty ku kanë vëzhguar ikjen e rinisë, ne kemi programin kombëtar për trajnime në teknologji. Plot 40 mijë të rinj do të trajnohen në katër vite, për të marrë punë, për të marrë paga të larta, për të marrë ëndrrat e mëdha për jetë mes nesh!” tha Abdixhiku.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika