AGK pas tentim zjarrvënies së garazhit të redaktorit të RTK-së: Kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) për tentim zjarrvënien e garazhit të redaktorit të RTK-së, ka thënë se kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi u bë i njohur lajmi për tentim zjarrvënien e garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi.

AGK-ja ka thënë se është shqetësuese tentim frikësimi ndaj redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për tentim zjarrvënien e garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Selimi, mbrëmjen e djeshme, përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt, por që nuk ia ka arritur qëllimit.

“Dikush ia vuni flakën; me m’frikësu. S’ia arrijnë qëllimit!”, ka shkruar ai.

“Për AGK-në, kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe ndikojnë në punën e gazetarëve për të raportuar në një ambient të sigurt”, thuhet tutje në reagim.

Një gazetari i digjet shtëpia, thotë se është bërë për ta frikësuar

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika