Aksident në mes të dy veturave në Podujevë, lëndohen dy persona

Nga një aksident në mes të dy veturave në Sekiraqë të Podujevës janë lënduar dy persona dhe me rastin po merret njësiti i trafikut

Ilustrim

Ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave në fshatin Sekiraqë të Podujevës, në të cilin janë lënduar dy persona.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ky aksident ka ndodhur rreth orës 14:40 dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika