Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen pesë persona

Të mërkurën e 12 tetorit, pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Aksident trafiku, foto ilustrim





Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:45, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Po ashtu, sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq  pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Gjithashtu, të martën e 11 tetorit, kanë ndodhur dy aksidente me gjashtë të lënduar gjithsej, në rrugën Pejë-Klinë dhe në rrugën Prishtinë-Ferizaj.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika