Aksidentet në Turqi përfunduan me 32 të vdekur dhe 51 të plagosur

Të shtunën e 20 gushtit, në Turqi kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet që kanë përfunduar me 32 të vdekur dhe 51 të plagosur. Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se punonjësit e urgjencës ishin dërguar në vendngjarje pas një aksidenti në të cilin ishin përfshirë tre automjete

Pamje nga aksidenti

Të shtunën e 20 gushtit, të paktën 32 persona kanë vdekur në dy ngjarje të ndara në Turqi kur automjetet u përplasën. Një autobus ka goditur skenën e një aksidenti rrugor pranë Gaziantepit të shtunën në mëngjes, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur 21.

Disa orë më vonë një kamion goditi një turmë njerëzish 250 km larg në Mardin, duke vrarë gjithashtu 16 persona dhe thuhet se goditi punonjësit e urgjencës.

Ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca ka thënë se në aksidentin e dytë janë lënduar 29 persona, tetë prej tyre në gjendje të rëndë. Incidenti në qytetin Derik në provincën e Mardinit “ndodhi pasi frenat ranë në një kamion, i cili goditi një turmë”, shkroi ai në Twitter.

15 të vdekur dhe 22 të plagosur nga aksidenti rrugor në Turqi

Punonjësit e urgjencës ishin dërguar në vendngjarje pas një aksidenti në të cilin ishin përfshirë tre automjete, raportoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Incidenti i parë të shtunën ndodhi pranë qytetit jugor Nizip në provincën Gaziantep. Një autobus është përplasur me ekipet e shpëtimit dhe gazetarët që kishin ardhur në vendin e një aksidenti ku përfshihej një makinë që kishte dalë nga rruga, njoftoi BBC.

Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë ishin në mesin e të vrarëve, shkroi guvernatori i Gaziantepit në Twitter.

Fotot në agjencinë turke të lajmeve DHA treguan pjesën e pasme të një ambulance të grisur dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth saj.

Përsëri aksident në Turqi, një kamion shkakton dhjetëra të vdekur

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika