Aksidenti i djeshëm në Prishtinë – arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta

Lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se shoferi i automjetit është arrestuar, ndërsa drejtuesit e motoçikletave janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor

Foto nga Periskopi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave.

Lexo më shumë: Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me dy motoçikleta

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se shoferi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, dy drejtuesit e motoçikletave kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rr. Fehmi Agani, Prishtinë / 20.05.2024 – 11:30. Raportohet se ka ndodhur një  aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika