Sot rreth orës 12:15 ka ndodhur një aksident në mes të një autobusit dhe një multikultivator në Cërrcë të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur për PORTALIN DUKAGJINI,  zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë të Komunës së Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, Fadil Gashi për Portalin Dukagjini.

Pamjet janë marrë nga televizioni lokal RTV Fontana.