Aksioni i Policisë në Ministrinë e Mjedisit – Dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës e shpëlarje parash

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, pasi dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpëlarje të parasë

Dy vetura të Policisë se Kosovës, tek objekti i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – 8 tetor 2024.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se po zhvillohet një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), lidhur me dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shpëlarjes së parasë dhe mosraportimit të pasurisë.

Siç ka thënë Prokuroria për Dukagjinin, dy të dyshuarit po hetohen për shkelje të Kodit Penal të Kosovës (KPK), përkatësisht neneve 414 (keqpërdorimi i detyrës zyrtare), 302 (shpëlarja e parasë) dhe 430, paragrafi 2 (mosraportimi i pasurisë).

Prokuroria ka theksuar se pas përfundimit të aksionit, do të ofrohen më shumë detaje.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Dukagjinin.

Policia e Kosovës ka dërguar dy vetura zyrtare në objektin e MMPHI, dhe dyshohet se zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Izedin Bytyqi, është parë në njërën nga veturat e Policisë.

Bytyqi i shoqëruar nga zyrtarët policorë është larguar nga objekti i ministrisë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika