Policia aksion në Ministrinë e Mjedisit
Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Tek objekti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës kanë arritur edhe dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës. Ndërsa dyshohet se në njërën nga veturat e Policisë së Kosovës ka qenë prezent Izedin Bytyqi, i […]
Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Tek objekti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës kanë arritur edhe dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës. Ndërsa dyshohet se në njërën nga veturat e Policisë së Kosovës ka qenë prezent Izedin Bytyqi, i cili është sjellur në hapësirat e ministrisë.
Për këtë, nga Prokuroria Shtetit kanë thënë se së shpejti do të dalin me një komunikatë për media.
















