Aktorja e ‘Grease’, Olivia Newton-John, vdes në moshën 73-vjeçare

Olivia Newton-John, këngëtarja dhe aktorja e njohur për rolin e saj në muzikalin "Grease", ka vdekur të hënën në moshën 73-vjeçare

Olivia Newton-John, këngëtare dhe aktore

Olivia Newton-John, këngëtarja dhe aktorja e njohur për rolin e Sandy në filmin e vitit 1978, “Grease”, ka vdekur të hënën në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore, e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Bashkëshorti i Newton-John, John Easterling, ka konfirmuar vdekjen e saj në kanalet e saj të mediave sociale, duke shkruar “Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë udhëtimin e saj me kancerin e gjirit.

Zëri i saj frymëzues nuk do të harrohet, po ashtu, përvoja pioniere me mjekësinë bimore, vazhdon me fondin e Fondacionit Olivia Newton-John, i dedikuar për kërkimin e mjekësisë bimore dhe kancerit.

Ndërsa, Newton-John ka lënë pas bashkëshortin dhe vajzën e saj, Chloe Lattanzi.

Olivia Newton-John

E lindur më 26 shtator 1948 në Kembrixh, Angli, Newton-John u shpërngul me familjen e saj në Melburn, Australi, kur ajo ishte gjashtë vjeç.

Atje, ajo filloi karrierën e saj si një yll popi, përpara se të bënte përfundimisht debutimin e saj në ekran në komedinë muzikore fantastiko-shkencore të vitit 1970, “Toomorrow” .

Ajo përvojë ishte aq e bezdisshme sa gati e pengoi Newton-John të thoshte po për ofertën e ardhshme të filmit që i erdhi, “Grease” e 1978-ës, raporton Aframe transmeton Dukagjini.

Olivia Newton-John dhe John Travolta

Producenti Allan Carr i ofroi Newton-John rolin e Sandy në adaptimin e filmit të hitit muzikor në Broadway pasi e takoi atë në një darkë.

“Unë me të vërtetë nuk isha i sigurt se doja të bëja filmin, sepse kisha bërë një film më parë në Angli dhe nuk funksionoi. Isha shumë e frikësuar për të bërë një film,” kishte thënë Newton-John gjatë Akademisë Grease.

Newton-John në “Grease”, luajti rolin e vajzës së mirë Sandy Olsson përballë John Travolta -s , si një djalë i keq, Danny Zuko, të cilët ribashkohen në Rydell High pas një romance të fshehtë verore.

Kolona zanore e filmit nxori dy hite numër një, të cilat kanë qenë të kënduara nga bashkëyjet, duke përfshirë “You’re the One That I Want” dhe “Summer Nights”. “Hopelessly Devoted to You”, të cilin Newton-John interpreton në film, u nominua për këngën më të mirë origjinale në Oscars të 51-të.

Një vit më pas, Newton-John u bë Dame Olivia Newton-John, kur bnë vitin 1979, ajo mori Oficerin e Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE) nga Mbretëresha Elizabeth, ndërsa në vitin 1990, ajo u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë në Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Aktori Paul Hogan dhe Olivia Newton-John takohen me Mbretëreshën Elizabeth në 1980.

Ajo ishte gjithashtu fituese katër herë e çmimit GRAMMY, duke përfshirë fitimin e Record of Year në 1974 për “I Honestly Love You” dhe Video e Vitit në 1982 për “Physical”.

Pas “Grease”, aktorja vazhdoi të luajë në një tjetër muzikal me Xanadu të viteve të 80-ta , i cili është bërë një klasik i kampit gjatë dekadave që atëherë, dhe u ribashkua me Travoltën për “Two of a Kind” të vitit 1983.

Roli i saj i fundit në film ishte duke luajtur një version të saj në komedinë e vitit 2020, “The Very Excellent Mr. Dundee”. Por është Sandy për të cilën ajo do të mbahet mend përgjithmonë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika