Akuza ndaj drejtorit të Urbanizmit në Podujevë për pengim të dhënies së lejeve të ndërtimit

Blend Zymi, së bashku me Visar Gecin, aplikues për leje ndërtimi, po akuzojnë drejtorin e Urbanizmit të Komunës së Podujevës, Leutrim Krasniqi se sipas tyre ka ndërhyrë në Ministrinë e Mjedisit për moslejimin e projektit të tyre

Foto ilustruese

Drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi është akuzuar nga dy qytetarë, aplikues për leje ndërtimi, se ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vendimet e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Visar Geci dhe Blend Zymi kanë aplikuar për leje ndërtimi të vilave në Autoritetin Rajonal të Pellgjeve Lumore (APRL), nga e cila sipas tyre kanë marrë lejen zyrtare për realizimin e projektit në Batllavë.

“Siç është paraqitur në projekt ideja, i cili nuk e atakon zonën e parë strikte, Zyrtarët kompetent kanë ardhur në përfundim se realizimi i këtij projekti ne Faqe 2ngs 3 Air Pallat parim nuk ndalohet, por fillimisht duhet të aplikohet për tu pajisur me Kushte Ujore siç e parasheh U.A. 03/2018 për Procedurat për Leje Ujore, me të cilat do të paraqiten kushtet dhe kriteret për realizimin e këtij projekti”, thuhet në letrën zyrtare të APRL-së.

Po ashtu, të njëjtit kanë deklaruar se kanë aplikuar edhe për Kushte Ujore, dhe nga zyrtarët kompetent kanë marrë përgjigjen pozitive për lejen e ndërtimit në zonën përkatëse.

Ndërkaq, sipas tyre, Krasniqi ka ndërhy si drejtor i urbanizmit me falsifikim të informacionit në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH), e cila “ka pranuar të ndikojë në lejen e ndërtimit”.

Lidhur me këtë çështje, RTV Dukagjini ka kontaktuar me drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, i cili ka thënë se për masat ndërtimore në Liqenin e Batllavës ka disa masa ndërtimore, e me të cilat nuk është pajisur me pëlqim ndërtimor aplikanti Geci.

Ndërsa, sipas tij raportet personale nuk janë të përfshira në këtë mes.

“Është një shprehje që thuhet se kur ju ka kallë dhelprës bishti, ka thënë se është kallë bota (dynjaja), ndoshta për shkak të masave ndërtimore që janë në liqenin e Batllavës, ai nuk ka pasur mundësi që të pajisjet me pëlqimin mjedisor edhe për këtë arsye jam bërë më i keqi edhe kurfar raportesh me të nuk kam”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, sipas tij, ai është duke u akuzuar pa bazë, dhe fjalët e thëna për të po i quan “shpifje”.

“Nëse paskan diçka që është aq tërmet le ta paraqesin, sepse unë këtë e konsiderojë një shpifje pa kurrfarë baze”, ka vijuar ai.

Më tej, Krasniqi ka thënë se kjo mund të vijë si pasojë mohimit të lejes së ndërtimit në atë zonë.

“Unë fillimisht i kam informuar mirëpo ata kanë shkuar në atë formë. Ajo zonë është e konstatuar se është e ndaluar. Ajo zonë nuk është e konstatuar për ndërtim dhe ne nuk mund ti shkelim ligjet përkatëse”, ka thënë Krasniqi për RTV Dukagjinin.

Një reagim pas drejtorit të Urbanizimit në Komunën e Podujevës, është marrë nga RTV Dukagjini, edhe tek aplikanti Visar Geci.

Sipas Gecit, përgjegjëse për ndërtimet në këtë zonë nuk është Komuna por është Ministria.

Më pas, ai ka shpjeguar se Krasniqi, drejtori i Urbanizimit në Komunën e Podujevës, i ka dërguar email ku thotë “sipas informatave jozyrtare si Ministri kemi dëgjuar se Visar Geci po aplikon për leje ndërtimore, ju lutem ja refuzoni lejen sepse nëpër zonat pyjore nuk lejohet ndërtimi”.

Sipas Gecit, drejtori Krasniqi ka bërë falsifikim të informacioneve zyrtare, pasi me ligj duhet pyetur ARPL-ja (që nga ana e tyre Geci ka përgjigje pozitive), më pas Ministria dhe në fund vije Komuna.

“Ministria është përgjegjëse, e jo Komuna. Aty është ARPL-ja, domethënë Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore, ata nga viti 2013 me vendim të Qeverisë janë përgjegjës për zonat ujore, ata jo Komuna dhe askush tjetër. Vetëm ARPL-ja. Ne kemi bërë kërkesë tek ARPL-ja, A bën me ndërtu, e kemi marrë përgjigjen pozitive “Po lejohet” dhe i kena marrë kushtet ujore “Po lejohet”. Ndërsa, Leutrimi ka dërgu email ku mes tjerash thotë, sipas informatave jozyrtare si Ministri kemi dëgjuar se Visar Geci po aplikon për leje ndërtimore ju lutem ja refuzoni lejen sepse nëpër zonat pyjore nuk lejohet ndërtimi, kështu ka thënë Leutrimi. Dhe ka thënë së pari duhet  të aplikohet  për kushte ndërtimore në  Komunë, pastaj për leje  në Ministri, që është e kundërta, domethënë ka falsifikim të informacionit. Me ligj duhet së pari të pyetet ARPL-ja, Ministria e Mjedisit e mandej me ato dokumenta duhet me shku në Komunë, normalisht kështu duhet. Leutrimi ka gënjy, ka bërë falsifikim të informacionit, kjo është brenga dhe nuk duhet kushtet ndërtimore së pari”, ka dekaruar Geci.

Emaili zyrtar nga drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi

Tutje, Geci ka theksuar se Krasniqi është bazuar në “fakte të rrejshme” dhe që sipas tij një vendim të tillë se a mund të ndërtohet apo jo në këtë zonë e merr ligji. Por që ka theksuar se drejtori Krasniqi do të përballet me Prokurorinë, pasi ndaj këtij të fundit ka hedhur kallëzim penal.

“Në ligj ka paragrafa, ka nene. Ai ka thënë por ato fjalë le ti ruan për Prokurori, se kanë me iu nevojit shumë. Hetuesia e ka marrë rastin për krime ekonomike edhe i ka shkuar Leutrimit dy herë në komunë  dhe ka lyp nga ai sqarime të cilat unë kam bërë kallëzim penal për të. Ai mundet me u nxjerrë, apo mundet mos me u nxjerrë para ligjit, ligji është ai që e vendos. Nuk e vendos Visari,  nuk vendos Leutrimi. Ai mundet me mëndu që është e vërtetë dhe që ka të drejtë, por kush ka të drejtë vendos ligji. As unë dhe as Leutrimi. Unë jam bazuar në predispozita ligjore, ai është bazuar në fakte të rrejshme, ai ka bërë falsifikim të fakteve dhe ka bërë ndërhyrje në Ministri. Unë kurrë nuk kam vendosur kërkesë në Komunë të Podujevës për të marrë leje ndërtimi ose kushte ndërtimore, asnjëherë nuk kam qit. Unë veç në Ministri sepse ajo është përgjegjëse për ato zona, jo Komuna”, ka shtuar Geci në një përgjigje për RTV Dukagjinin.

I pyetur se a keni dërguar kërkesë për të marrë një pëlqim nga ana e drejtorit Krasniqi, pra nga Komuna, ai është shprehur se nuk e ka bërë një gjë të tillë, gjersa, ka theksuar se Komuna është e fundit që duhet të pyetet për kushtet ndërtimore.

“Kurrë unë pëlqimin mjedisor te Leutrimi nuk kam dërguar për një leje, pëlqimin mjedisor Komuna nuk mund ta jap, Ministria e jep. Komuna nuk ka kompetenca të jap pëlqim mjedisor, nuk kemi dërguar asgjë. Unë në Komunë kurrë nuk kam aplikuar për leje ndërtimore, asnjëherë sepse sipas procedurave duhet së pari në Ministri, Komuna është e fundit për kushtet ndërtimore. Sepse për kushte ndërtimore shkruan shumë mirë, duhet pëlqimi nga Ministria, ndryshe nuk mund të aplikosh”, ka deklaruar tutje Geci.

Aplikuesi për leje ndërtimi, Zymi ka thënë se dy dokumentet e para të listuara më poshtë janë nxjerrë në ditë të ndryshme por kanë datat dhe numrin e protokollit të njëjtë. Të dy aplikuesit për leje ndërtimit kanë siguruar për RTV Dukagjinin edhe dokumentet tjera nga ky rast.

 

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika