Albin Kurti uron presidentin e zgjedhur të Shqipërisë

Pas zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, urimi për postin e ri ka ardhur edhe nga i pari i Qeverisë, Albin Kurti

Albin Kurti

Kryeminstri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj-n i cili u zgjodh i tillë gjatë ditës së shtunë të 4 qershorit.

Kurti ka shkruar se uron presidentin për përgjegjësinë dhe detyrën e re, e gjitashtu edhe popullin e Shqipërisë, kështu duke iu uruar atyre për presidentin e ri.

“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij angazhimet dhe bashkërenditjet duhet të jenë synime për mirëqenie, liri dhe drejtësi.

“Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, ka shtuar Kurti.

Kush është Bajram Begaj, Presidenti i Shqipërisë

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika