Aliu për sulmin në veri: Akte të tilla terroriste nuk kalojnë, kjo tregon qartazi mentalitetin e Vuçiqit

"Kundër arrestimit të djeshëm të tre të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Beogradi ka urdhëruar që të hidhet granatë luftarake në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicë. Kjo tregon qartazi mentalitetin e Vuçiqit dhe njerëzve të tij, dhe se si i qasen ata të kaluarës gjenocidale", është shprehur ministri i Mjedisit, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

“Kundër arrestimit të djeshëm të tre të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Beogradi ka urdhëruar që të hidhet granatë luftarake në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicë”.

Kështu ka deklaruar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke thënë se kjo është një kundërpërgjigje e Serbisë pas arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtrri e në Burgun e Smrekonicës.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krimet e luftës duhet të dënohen në emër të paqes dhe në emër të të ardhmes e të dyshuarit për krime lufte duhet të vendosen para drejtësisë.

“Është fatkeqësi që Serbia udhëhiqet edhe tash nga një qeveri që mbron, strehon dhe adhuron kriminelët e luftës. Kundër arrestimit të djeshëm të tre të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Beogradi ka urdhëruar që të hidhet granatë luftarake në Mahallën e Boshnjakëve në Mitrovicë. Kjo tregon qartazi mentalitetin e Vuçiqit dhe njerëzve të tij dhe se si i qasen ata të kaluarës gjenocidale”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se Vuçiqi vazhdon të mendojë e të veprojë njëjtë siç ka bërë edhe në kohën sa i shërbente Millosheviqit, por siç thotë ai, tani “mundësitë i ka shumë më të vogla”.

“Kriminelët e luftës do të dënohen, sepse Kosova është e angazhuar për normalitet, drejtësi dhe paqe. Akte të tilla terroriste nuk kalojnë”, ka vijuar ai.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmi me granatë dore në Lagjen e Boshnjakëve ka ardhur si reagim ndaj arrestimit të tre serbëve të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së enjtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, ka pasur një shpërthim.

Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se dyshohet se shpërthimi ka të bëjë me granatë të dorës M75.

“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, ka thënë Elshani.

Përveç dëmeve të vogla materiale, nuk u raportua për të lënduar.

Shpërthim në veri të Mitrovicës, dyshohet për granatë dore

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika