Ambasada e Gjermanisë në Serbi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, pasi ky i fundit, të mërkurën e 21 qershorit, në Kuvendin e Serbisë, tha se vrasësi i ish-politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviqit po mbrohet nga autoritetet gjermane.

“Ambasada gjermane në Serbi mohoi akuzat e bëra nga ministri i Brendshëm serb Bratislav Gasiq, se Gjermania mbron të dyshuarin për vrasjen e politikanit të opozitës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Serbi.

Sipas ambasadës gjermane, Gjermania nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Serbia për këtë çështje.

“Refuzojmë kategorikisht akuzën se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Qeveria federale nuk e ka pranuar kërkesën e autoriteteve serbe për këtë çështje”, thuhet në komunikatën e ambasadës gjermane në Beograd.

(VIDEO) Gashiq: E dimë kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit, kemi foto nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur dhe kur ka hyrë në Prishtinë