“Ambasadori gjerman, francez e turk janë aktiv”, Hoxha: Po mungon reagimi i SHBA-së për krizën politike në vend
Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në emisionin Debat Plus, Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm. “Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor […]
Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në emisionin Debat Plus, Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm.
“Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor ndërkombëtar që nuk po përzihet hiq, edhe pse është më i rëndësishëm,” theksoi Hoxha, duke shtuar se ambasadori gjerman, si dhe ambasadat franceze dhe turke kanë qenë aktivë gjatë kësaj krize politike në Kosovë.
Sipas tij, roli i Ambasadës Amerikane ka qenë jashtëzakonisht i zbehtë.
“Kryesisht aktivitete të zëvendësshefes, dhe gati problem me gjet një deklaratë të saj për çështjen politike,” tha Hoxha, duke e krahasuar këtë qasje me të kaluarën kur SHBA-ja “ka qenë e para që ka paraprirë dhe ka nxitur reagimin e të tjerëve.”
Hoxha tha se ka pesë muaj prej se Ambasada e Amerikës nuk e ka një ambasador dhe kjo është si “një mangësi” e madhe e SHBA-së në Kosovë.
Ai shtoi se në Kosovë nuk ka “kumtesë” dhe mund të jetë si “vonesë burokratike e ndërrimit të administratës apo mungesa e vëmendjes ë Kosovës, ose edhe si sinjal i pakënaqësisë ndaj vendit tonë”.
“Kemi krijuar varësi diplomatike të madhe nga Amerikanët, aq shumë saqë e kemi kritikuar ashpër ndërhyrjen se është bërë. Dhe duke e bërë si cënim demokratik”, shtoi ai.
Ndryshe, edhe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të konsistiuar mandatet e tyre. Sot ka qenë tentativa e 25-të për konsistuim, por që nuk janë mjaftueshëm vota për votmin e komisionit ad hoc në mënyrë të fshehtë të votimit të Albulena Haxhiut si kandidate për kreun e Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Seanca e radhës, sipas kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari do të vazhdojë të mërkurën me fillim nga ora 11:00.















