Kuvendi mbetet në ngërç – dështon për të 25-ën herë konstituimi
As përpjekja e 25-të nuk solli rezultat, Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta përmbyllë seancën konstituive. Edhe seanca e së hënës përfundoi pa ndonjë marrëveshje, me partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë që sërish refuzuan ta votojnë komisionin për votim të fshehtë. 51 deputetë votuan pro, kundër ka qenë një dhe […]
As përpjekja e 25-të nuk solli rezultat, Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta përmbyllë seancën konstituive.
Edhe seanca e së hënës përfundoi pa ndonjë marrëveshje, me partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë që sërish refuzuan ta votojnë komisionin për votim të fshehtë.
51 deputetë votuan pro, kundër ka qenë një dhe abstenim nuk ka pasur.
Partitë janë shprehur kundër kandidaturës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, ndërsa kjo parti ka refuzuar çdo kompromis për të tërhequr emrin e saj nga gara.
Seanca e radhës, sipas kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari do të vazhdojë të mërkurën me fillim nga ora 11:00.















