Ambasadori Hill jep detaje për marrëveshjen Serbi-Rusi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i ka kërkuar shtetit serb marrëveshjen në mes të Serbisë dhe Rusisë për të parë se çfarë përmban ajo

Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill

 





Ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka treguar se ka parë marrëveshjen e nënshkruar në mes të Serbisë dhe Rusisë.

Sipas Hill-it, aty nuk kishte asgjë të veçantë, por se Rusia dëshironte që të justifikonte luftën e saj në Ukrainë.

“Unë e kam parë planin, nuk ka shumë për të. Pyetja është pse Rusia e donte atë dhe padyshim Rusia donte planin për të justifikuar luftën e saj në Ukrainë. Sjellja e Rusisë u dënua nga të gjithë në SHBA, në Indi, madje edhe Kina i kritikoi, askush nuk i mbështet në këtë përpjekje. Pyetja është, pse do të merrnin vërtetimin nga dikush për atë që i bënë fqinjit të tyre,” ka theksuar Hill.

I pyetur për të shpjeguar qëndrimin se askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë,

Hill ka treguar se njerëzit duhet të kuptojnë se nuk bëhet fjalë për Serbinë, por për Rusinë dhe sjelljen e Rusisë, e cila po kryen krime lufte në Ukrainë dhe ka shkuar përtej kufijve, e asaj që është e pranueshme për këdo.

Ndërkohë, ai ka theksuar se Serbia ka të drejtë të zhvillojë politikën e saj të jashtme, por se SHBA ka të drejtë të deklarojë qartë se çfarë mendon për vendime të caktuara.

“Rusia po sillet në një mënyrë të tmerrshme dhe askush nuk duhet të qëndrojë pranë dhe të thotë se është në rregull që një vend t’ia bëjë një gjë të tillë tjetrit”, ka thënë ai.

“Serbia ka të drejtë, nuk duhet t’i njohë ato referendume, sepse ato nuk u zhvilluan siç duhet, ato janë referendume nën armë, me kërcënime me bajonetë njerëz”, raporton N1, transmeton Portali Dukagjini.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen në mes të Serbisë dhe Rusisë, duke kërkuar sqarime për të. Ai e ka bërë të qartë se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”.

“Prandaj është shumë e vështirë për ne të kuptojmë ekzistencën e një dokumenti apo protokolli të tillë, por shpresojmë dhe presim që të dëgjojmë më shumë për të dhe të shpjegohet në njëfarë mënyre”, citohet të ketë thënë ambasadori amerikan në Serbi.

“Duam të dëgjojmë se çfarë dëshiron të bëjë Serbia në të ardhmen dhe të shohim se çfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë me një vend që sulmoi brutalisht fqinjin e tij dhe madje, shfrytëzon kërcënimet për të përdorur forcën bërthamore. Ne duam të kuptojmë se në çfarë mbështetet bashkëpunimi midis Serbisë dhe Rusisë”, vijoi ambasadori Hill.

Ambasadori Hill kërkon shpjegim nga Serbia, në lidhje me marrëveshjen me Rusinë

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika