Ambasadori Hill për takimin Kurti-Vuçiq: Shumë i inkurajuar nga ajo që pash në Bruksel

Christopher Hill ka komentuar takimin e 18 gushtit në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë se është shumë i inkurajuar me atë që ka parë në Bruksel

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill nëpermjet një video-adresimi të postuar në faqen e Ambasadës amerikane në Serbi në Twitter ka komentuar takimin e ditës së enjte në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiqit.

Ai ka thënë se Bruksel ka pasur shumë diskutim, takime dhe negociata, por prap se prap të gjithë janë të deshpëruar se ishte pa rezultat.

“Në Bruksel dje, ka pasur shumë diskutime për takime dhe negociata. Natyrisht, unë mendoj se të gjithë janë pak të zhgënjyer që nuk ishim në gjendje t’i zgjidhnim çështjet as në afat të shkurtër, as në një afat më të gjatë. Por mendoj se ka disa zhvillime pozitive si rezultat”, ka thënë Hill.

Ai ka shtuar se ShBA-të dhe BE janë duke punuar ngushtë për gjetjen e një zgjidhjeje, dhe se kjo mund të jetë në favor të dy palëve.

“Ekziston një kuptim real i përbashkët i çështjeve dhe një kimi shumë e mirë midis SHBA-së dhe evropianëve. Dhe unë mendoj se kjo do të na shërbejë shumë mirë të gjithëve ndërsa ecim përpara”. ka shtuar Hill.

Sipas tij pala serbe erdhi në diksutime në frymën e duhur, e cila ka bërë shumë punë për këtë çështje.

Hill deklaroi se jo gjithçka që Serbia dhe ShBA-të bëjnë duhet të lidhet me Kosoëvn, dhe se është shum i inkurajuar nga ajo që ka parë në takimin mes Kurtit dhe Vuciqit.

“E dini, jo gjithçka që SHBA-ja dhe Serbia bëjnë së bashku duhet të lidhet me Kosovën. Natyrisht, ne duhet të punojmë shumë për këtë çështje me Kosovën, duhet të gjejmë një mirëkuptim të përbashkët. Mendoj se të gjithë duam ta bëjmë këtë. Por unë mendoj se kemi çështje të tjera për të cilat duhet të punojmë së bashku me serbët dhe kështu jam shumë i inkurajuar me atë që pashë dje” ka përfunduar Hill.

Përfundon raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika