Angelina Jolie akuzon Brad Pitt për abuzim fizik

Angelina Jolie zbuloi detaje të reja në lidhje me një incident të vitit 2016 me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt në një dosje gjyqësore, që pretendon se Pitt ishte i dhunshëm fizikisht me Jolie dhe disa nga fëmijët e tyre gjatë një udhëtimi me avion privat

Angelina Jolie dhe Brad Pitt





Aktorja, Angelina Jolie ka paraqitur dokumente gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre në mënyrë të dehur gjatë një fluturimi me avion privat, duke e shtyrë atë të bëjë kërkesë për divorc.

Në një padi për një punishte vere franceze që yjet blenë, Jolie ka thënë se Pitt e kapi nga koka dhe i sulmoi dy nga fëmijët e tyre në udhëtimin e tyre të vitit 2016.

“Gjithashtu, Pitt abuzoi verbalisht dhe derdhi alkool mbi familjen e tij gjatë fluturimit nga Franca në Los Anxhelos”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ai i mohon akuzat.

Një burim i afërt me aktorin i ka thënë BBC-së se pretendimet e Jolie ishin të rreme.

“Ajo vazhdon të rimendojë, rishikojë dhe riimagjinojë përshkrimin e saj për një ngjarje që ndodhi gjashtë vjet më parë duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta sa herë që nuk arrin të marrë atë që dëshiron. Historia e saj po evoluon vazhdimisht”, ka thënë burimi.

 

Foto ilustrim

Pretendimi i aktores Jolie për sjellje abuzive nga Pitt gjatë fluturimit të 14-të shtatorit 2016 është shfaqur në dokumentet e mëparshme gjyqësore, duke përfshirë marrëveshjen e divorcit të ish-çiftit fitues të Oscar.

Ndërkaq, detaje të reja u pretenduan në dosjen e së martës në Los Angeles nga ekipi ligjor i Jolie. Po ashtu, dosja është pjesë e një procesi gjyqësor në vazhdim mbi Chateau Miraval SA, një shtëpi në jug të Francës që ish-çifti i Hollivudit e kishte fituar së bashku.

Aktori Pitt argumenton se ai dhe ish-gruaja e tij kishin rënë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.

Ndërsa, Jolie e kundërshton këtë dhe fajëson Pitt për përfundimin e negociatave për blerjen e aksioneve të saj të pronës.

Ankesa e saj e të martës thotë se aktori ka qenë fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj dhe gjashtë fëmijëve të tyre, të moshës 8 deri në 15 vjeç në atë kohë – gjatë fluturimit me aeroplan privat.

Avokatët e saj pretendojnë se ylli i filmit “Fight Club” filloi të bërtiste, duke e akuzuar Jolien për “shumë respekt ndaj fëmijëve”.

Menjëherë gjatë përplasjes me fjalë, Pitt “e tërhoqi atë në banjë” në pjesën e pasme të aeroplanit, thuhet në padi.

“Pitt e kapi Jolie nga koka dhe e tundi, dhe më pas i kapi shpatullat dhe e tundi përsëri përpara se ta shtynte në murin e banjës”, ka shtuar dokumenti.

Më pas Pitt goditi me grusht tavanin e avionit shumë herë, duke e shtyrë Jolie të largohej nga banja.  Pasi njëri nga fëmijët ndërhyri verbalisht, Pitt “u hodh mbi fëmijën e tij”, thuhet në dosje.

Mandej Jolie “e kapi nga pas për ta ndaluar”, sipas dokumenteve të gjykatës.

“Për ta larguar Jolie nga shpina, Pitt u hodh mbrapsht në sediljet e aeroplanit duke plagosur shpinën dhe bërrylin e Jolie-t”, vazhdon procesverbali ligjor.

“Fëmijët nxituan dhe të gjithë u përpoqën të mbronin njëri-tjetrin. Para se të përfundonte, Pitt ka ngulfatur njërin nga fëmijët dhe ka goditur një tjetër në fytyrë.”

Avokatët e Jolie thonë se ajo dhe fëmijët e saj “ulën të qetë dhe të heshtur nën batanije” në pjesën e mbetur të fluturimit.

Pitt në mënyrë të përsëritur dilte nga pjesa e pasme e avionit për të bërtitur dhe sharë ndaj tyre. Në një moment, ai derdhi birrë mbi Jolie, në një tjetër, ai derdhi birrë dhe verë të kuqe mbi fëmijët”, thuhet në dosje.

Incidenti u hetua nga FBI në vitin 2016. Autoritetet vendosën të mos ngrinin akuza.

Vitin e kaluar, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve.

Chateau de Miraval u ble në vitin 2011 nga dy yjet amerikanë që u martuan atje tre vjet më vonë. AFP

Pasuria e Miraval ndodhet në fshatin Correns në Francën juglindore dhe u ble nga çifti për rreth 25 milion euro në 2008.

Yjet u martuan atje gjashtë vjet më vonë.

Pitt ka thënë se Jolie kërkoi ta dëmtonte atë me shitjen e vreshtave

Pitt ka paditur Jolie, duke pretenduar se vendimi i saj për t’i shitur aksionet e saj në pronë një oligarku rus ishte një përpjekje për të “minuar” investimin e tij dhe për t’i shkaktuar “dëm të lirë” atij, i cili kishte “derdhur para dhe zgjerime të rritjes së vlerës në biznesin e verërave”.

Avokatët e Jolie thonë në dosjen e tyre se aktorja “ka bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur fëmijët e tyre nga rijetimi i dhimbjes që Pitt i shkaktoi familjes atë ditë”.

Ata shtojnë se vendimi i saj për të shitur aksionet e saj në sipërmarrje ishte pjesërisht për shkak të “dukjes së saj gjithnjë e më të pakëndshme me vazhdimin e pjesëmarrjes në një biznes të lidhur me alkoolin, duke pasur parasysh ndikimin e problemit të njohur të Pitt të abuzimit me alkoolin në familjen e tyre”.

Pitt ka i thënë New York Times në vitin 2019 se ai ishte bashkuar me Alkoolistët Anonim pas ndarjes së tij nga Jolie.

Regjistrimi në gjykatë i zonjës Jolie nxjerr në pah tensionin mes çiftit mbi planet e tyre për kantinë.

Pitt, i cili më parë ka folur për dashurinë e tij për arkitekturën dhe dizajnin, vendosi që kështjellës i duhej një pishinë e pestë me një kosto prej 1 milion euro dhe donte që një shkallë të rindërtohej katër herë, sipas Jolie.





Gjyqet nuk kanë të ndalur, Brad Pitt padit Angelina Jolien për prishje të reputacionit

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika