Mediat në Shqipëri raportojnë se mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë, është anuluar.

Zyra e Kryeministrisë ka lajmëruar se kryeministri Edi Rama do të mbajë në orën 19:30 një konferencë për shtyp, ndërsa nuk dihet nëse ka lidhje me këtë vendim.

Ndërsa më herët, Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe në përfitim për qytetarët.

Publikohet agjenda e mbledhjes së përbashkët Kosovë – Shqipëri