Ardian Dvorani, shpallet fitues në emisionin N’Shej

Fituesi i sezonit të parë në emisionin N'Shej është shpallur Ardian Dvorani

Ardian Dvorani

Ka përfunduar gara me gjuajtje të armëve në emisionin N’Shej, në Radio Televizionin Dukagjini, ku fitues është shpallur garuesi Ardian Dvorani.

Pra, Ardian Dvorani është shpallur kampion i këtij sezoni, duke rrëmbyer me vete çmimin e madh, një revole dhe 500 euro.

Ndërsa, vendin e dytë e ka zënë garuesi Arbnor Spahiu, i cili ka fituar 300 euro, dhe  vendin e tretë Florian Pllana, i cili ka fituar çmimin prej 200 eurosh.

Po ashtu, në vendin e katërt  doli të jetë garuesi Gyner Nuredini.

Gara në finale ishte mjaftë e zjarrtë, por duhej të zgjidhej vetëm një fitues për çmimin e madh.

Në emisionin N’shej, gara me gjuajtje ka qenë duke u zhvilluar që shtatë muaj, me pjesëmarrës nga të gjitha trevat e shqiptare.

Pra, sezoni i parë i emisionit N’Shej ka përfunduar të premten, ndërsa sezoni i ardhshëm pritet të vazhdojë në muajin shtator.

Për herë të dytë, garuesit barazohen me pikë në emisonin N’Shej

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika