Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të paktën gjashtë persona janë arrestuar të martën në Gjilan nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur si rezultat i një hetimi disa mujor dhe veprimeve intensive hetimore nga organet e rendit dhe ligjit.

Gjatë hetimeve, sipas Policisë, janë siguruar prova se të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë të paktën në një rast të veprës penale “Vjedhje të rëndë”, ndërsa ekzistojnë dyshime se janë të përfshirë edhe në raste të tjera të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

Në kuadër të procedurave ligjore dhe me autorizim të gjykatës kompetente, janë realizuar kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

“Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë edhe tri automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale si dhe telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të gjashtë të dyshuarit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika