Arrestohen tre persona të dyshuar për garën e veturave që përfundoi me fatalitet në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për garën e veturave që përfundoi me fatalitet në orët e hershme të 25 janarit [e enjte] në fshatin Miresh të Gjilanit, ku për pasojë vdiq një 28-vjeçar. Ata dyshohen se ikën nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmë personave të aksidentuar

Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për garën e veturave që përfundoi me fatalitet në orët e hershme të 25 janarit [e enjte] në fshatin Miresh të Gjilanit, ku për pasojë vdiq një 28-vjeçar.

Ata dyshohen se ikën nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmë personave të aksidentuar.

Policia të enjten pati njoftuar për vdekjen e 28-vjeçarit “në një vetaksident”. Edhe një person tjetër kishte mbetur i lënduar.

Por, Prokuroria të premten ka ndaluar edhe tre të dyshuar për rastin. Sipas tyre, F.A. dhe B.A. janë ndaluar pasi dyshohen për veprat penale “Rrezik i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme’’ dhe ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, dhe L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit F.A. dhe B.A, më 25 Janar 2024, rreth orës 00:50 minuta, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan, ku edhe i ndjeri L.R., ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën. Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit – vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari – pasagjeri L.M., , nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lexo edhe këtë: Policia jep detaje për vetaksidentin e djeshëm në Gjilan

Vdes një 28-vjeçar në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës të së mërkurës në një vetaksident në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, pasagjeri është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika