Tashmë është arrestuar edhe një i dyshuar në lidhje me rastin e plantacionit të drogës në Klinë, kështu ka mësuar TV Dukagjini.
Të mërkurën, dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e drogës që ishte kapur në një fshat të Klinës gjatë muajit gusht të këtij viti.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Dukagjinin se njëri prej të arrestuarve akuzohet gjithashtu për kërcënim ndaj prokurorit Ersan Qavolli, i cili ka udhëhequr hetimet në këtë rast.