Arrestohet një burrë në Pejë, dyshohet se dhunoi një grua duke shfrytëzuar gjendjen e saj të keqe shëndetësore

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë nën dyshimin se ka dhunuar një grua, shtetase e huaj.

Në raportin 24-orësh thuhet se dhunimi nga i dyshuari është kryer duke shfrytëzuar gjendjen e keqe shëndetësore të viktimës e cila kishte konsumuar alkool në një lokal nate.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja. I dyshuari, u është ofruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore, por i ka dërguar në një lokacion tjetër dhe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika