Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Pejë

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua, në Pejë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person të shtunën e katër nëntorit është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërkaq viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa  viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt”, thuhet në raport.

Në raport ky rast është cilësuar si “dhunim”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika