Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Ferizaj

Në datën 26 prill në Ferizaj, dy burra u lënduan pas një sulmi me armë zjarri nga persona të panjohur. Pas hetimeve intensive, policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person si të dyshuar për një rast të tentativës për vrasje më 26 prill në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person si të dyshuar për një rast të tentativës për vrasje më 26 prill në Ferizaj.

“Ferizaj / 26.04.2024 – 23:30. Pas hetimeve intensive të zhvilluara në lidhje me rastin, më 16.05.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më 26 prill, dy burra kishin pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga disa persona.

Njëri nga të lënduarit është liruar nga QKUK-ja dhe është dërguar në mbajtje.

“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor, njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë, së datës 27 prill 2024.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika