Arrijnë në ambientet e Qeverisë pesë diplomatët ndërkombëtarë

Kanë mbërritur në Qeveri pesë emisarët ndërkombëtarë të cilët do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Pesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbërrijnë në Kosovë, 20 janar 2022, foto RTV Dukagjini

Kanë mbërritur në ambientet e Qeverisë së Kosovës pesë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres së Italisë, të cilët do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Dinamizimi i procesit të dialogut – si po shihen vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë?

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika