Artistja ukrainase frymëzon shfaqjen e modës së Dior që riimagjinon një ‘të nesërme më të mirë’

Dior zbuloi koleksionin e tij në javën e modës së lartë, vjeshtë-dimër 2022-2023, duke marr një kthesë popullore në Paris. Artistja ukrainase, Olesya Trofymenko festoi traditën dhe kulturën popullore me piktura dhe qëndisje si pikënisje për këtë koleksion

Modelet kalojnë pranë veprave artistike të artistes ukrainase, Olesia Trofymenko, gjatë shfaqjes së modës së Dior të hënën. Fotografia: Mohammed Badra/EPA

Pema e jetës është në zemër të punës së artistes ukrainase, Olesia Trofymenko dhe pikënisja për koleksionin e modës së lartë të Dior, vjeshtë-dimër 2022-2023, projektuar nga drejtoresha kreative e Dior, Maria Grazia Chiuri.

Piktura dhe qëndisja i japin një ngarkesë emocionale këtij imazhi që është një simbol për kultura dhe mitologji të ndryshme të largëta.

Pema e jetës lidh të gjitha format e krijimit; ai mbështet qiellin dhe e lidh atë me tokën përmes degëve dhe rrënjëve të tij. Stema e Olesia Trofymenkos është në përputhje me kodet stilistike të përbashkëta nga shumë vende.

Veprat e artistes ukrainase nga Kiev, Trofymenko, formuan pjesën qendrore të odës së Maria Grazia Chiuri për pemën e jetës.

Cili është qëllimi i modës së lartë? Kjo ishte pyetja që drejtoresha kreative e Dior, stilistja italiane Maria Grazia Chiuri, e gjeti veten duke bërë në këto kohë pandemie, lufte dhe kërcënimi të një recesioni global.

Përgjigja, mendonte ajo, ishte “të riimagjinosh një të nesërme më të mirë”. Dhe për të krijuar një “urë” midis aftësisë dalluese për tu përshtatur me kultura të ndryshme, për të sjellë diçka kuptimplotë.

Dhe kështu, pjesa qendrore e shfaqjes së modës së Dior të hënën nuk ishin fustanet e shkëlqyer plise (lloj palosje e formuar nga dyfishimi i pëlhurës mbi vete), prej mëndafshi apo palltot e leshit  ​​të qëndisura në mënyrë të ndërlikuar, por sfondi.

Veprat e artit nga dyshemeja deri në tavan që rreshtuan Muzeun e Rodinit në Paris, ku u shfaqën një seri interpretime të gëzueshme, të pafajshme të pemës së jetës, të ngarkuar me lule, fruta dhe zogj.

Këto vepra, përfaqësojnë “njeriun, vazhdimin e jetës dhe një të ardhme të ndritur”, sipas shtëpisë historike franceze të modës.

Veprat e organizuara ishin nga artistja me bazë në Kiev, Olesia Trofymenko.

Drejtoresha kreative e Dior, Chiuri e kishte zbuluar atë, në pranverë në një ekspozitë në MAXXI, muzeu kombëtar i artit të shekullit të 21-të, në Romë, në një program kushtuar artistëve bashkëkohorë ukrainas.

Për këtë koleksion couture (rroba në modë të bëra sipas masës), i cili ishte i pari që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Chiuri i dha Trofymenkos lirinë e plotë dhe rezultati me këto pjesë formuan pikënisjen për shfaqjen e saj.

“Më pëlqen shumë simbolika e pemës së jetës, ne të gjithë duhet të jemi feministë. Kjo do të thotë kjo ide e rrethit të jetës”, ka thënë ajo në prapaskenë para shfaqjes, e veshur me bluzën e saj të famshme me një kostum pantallonash të zezë.

Tema e pemës së jetës u zgjodh në koleksion me ngjyrë krem, purpur, tartan të kuq dhe fustane të gjata të zeza me fund të plotë, të cilat ishin të qëndisura me dorë me motive të natyrës të frymëzuara nga veprat artistike të stilistes, Trofymenkos.

Fakti që pema e jetës është një simbol i pranishëm në shumë kultura i bëri thirrje edhe Chiurit, me të, ambicia e saj ishte të krijonte një gjuhë dekorative universale, një folklor të ri universal paqendërtues, shpresëdhënës.

Për të përmirësuar këtë koncept, Chiuri krijoi edhe detajime të tjera artizanale popullore në veshje, panele busti të tymosur në mënyrë delikate, pallto të përpunuara në mënyrë perfekte, qepje të thurura dhe pëlhura me dorë, që jepnin një strukturë organike dhe të parregullt.

Në ndërtimin e asaj “ure” me kulturat e tjera, Chiuri beson se atelieja e Dior-it mund të vendoset “anembanë botës”, kështu, jo vetëm detajet e shkëlqyera u ekzekutuan nga rrjeti i madh i Dior-it me bazë në Paris, por pjesa më e madhe e qëndisjeve, në të dyja veprat e artit dhe fustanet, u bënë nga artizanët indianë nga Shkolla e Artizanatit Chanakya dhe atelietë Chanakya në Mumbai.

“Është e rëndësishme të kemi këtë dialog dhe të ndajmë këto aftësi. Kur punon me dorë, je afër njerëzimit ” ka thënë ajo, duke shtuar se moda është e vendosur mirë për të ndërtuar këtë urë midis kulturave të ndryshme.

Nëse dizajnet e Chiuri do të sjellin paqen dhe prosperitetin botëror është për t’u debatuar, por duke gjykuar nga sasia e selfieve të bëra nga frekuentuesit e shfaqjes në sfondin e artit të Trofymenkos, ndoshta mund të frymëzojë një ndjenjë të mirëpritur butësie dhe optimizmi për një kohë e vështirë.

Dior ka parë rritje mbresëlënëse këtë vit, duke u dëshmuar se është imun ndaj efekteve të lajmeve botërore, pasi ka regjistruar të ardhura prej 18 miliardë eurosh në tremujorin e parë, 29% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Analistët vlerësojnë se Dior ka trefishuar shitjet në 7.2 miliardë dollarë nën drejtorin e ri, Pietro Beccari, raporton The Guardian, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika