Avokati i familjes Dehari i kërkon Abazit që t’i dërgojë në Prokurori provat për zhdukjen e mostrave

Avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që deputeti Haki Abazi të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit për zhdukjen e mostrave të Astri Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë dhe t'i dorëzojë të gjitha provat

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi që të gjitha provat që i ka t’i dërgojë në Prokurorinë Speciale, pas deklaratave për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë Speciale për marrjen në pyetje të Abazit në cilësinë e dëshmitarit.

“Haki Abazi e ka borxh ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor që të dëshmojë dhe t’i dorëzojë të gjitha provat që ai pretendon se i ka në Prokurori e që kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së mostrave biologjike dhe të gjakut të Astritit. Ato janë zhdukur nga IML-ja në Prishtinë e që për zhdukjen e tyre është bërë e ditur para dy muajsh. Askush nuk mund të intervistohet para se të intervistohet Abazi”, ka shkruar Gashi.

“Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”.

Kështu ka bërë të ditur Ekrem Lutfiu, zëdhënës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, të enjten, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Haki Abazi në një konferencë për media ka thënë se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.

Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin në fjalë.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa, për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika