Avokati i Millenkoviqit i drejtohet Gjykatës: Ofrojmë 30 mijë euro për arrest shtëpiak

Avokati i Millun Milunkoviqit ka kërkuar që masa e burgut të zëvendësohet me masën e dorëzanisë ose arrest shtëpiak, dhe 30 mijë euro është shifra që ka ofruar para gjykatës

Milun Milenkoviq-Llune

Avokati i të akuzuarit për terrorizëm, Millun Millunkoviq, i njohur si “Llune”, ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak, duke ofruar një shumë prej 30 mijë eurosh.

Avokati i tij ka theksuar se ky veprim ndikohet nga mungesa e provave për arratisje.

“Masa e paraburgimit kërkoj që të ndryshohet me masën e dorëzanisë në arrestin shtëpiak. Ne propozojmë shumën prej 30 mijë euro që i pandehuri të mbrohet në arrestin shtëpiak”, ka deklaruar avokati i tij.

“Milani nuk do të arratiset. Duke marrë parasysh që aktakuza është ngritur, nuk kemi me sigurim të provave, me ketë nuk ekziston mundësia e arratisjes”, ka thënë tutje mbrojtësi i tij.

Lexo edhe:Shtyhet seanca ndaj Pantiqit, Millenkoviqit dhe dy të tjerëve që akuzohen për terrorizëm

Ndërsa, gjyqtari i kërkon avokatit të drejtohet me shkrim gjykatës për kërkesën, ndërsa masa e dorëzanisë mbetet në shqyrtim.

“E pata durimin ta dëgjoj këtë kërkesë, sepse gjykatës duhet t’i drejtohesh me shkrim”, ka deklaruar gjykatësi.

Milenkoviq-Llune është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi terrorist”, që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilën ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

Po ashtu, Milenkoviq-Llune dyshohet edhe për vepra të tjera penale të ndërmarra ndaj ushtarëve të KFOR-it, ku për këto dyshime Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke mbledhur prova dhe dëshmi që implikojnë të njëjtit edhe në kryerjen e veprave të tjera penale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika