Avokati, Ramë Dreshaj: Klinaku është intervistuar me urdhër të prokurorit special

Ramë Dreshaj, avokati i Faton Klinakut, ka bërë të ditur më shumë detaje në lidhje me intervistimin e tij në ambientet policore, gjersa rasti i tij është cilësuar si "dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovë"

Klinaku – Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg

Në një prononcim për Dukagjinin ka folur edhe avokati i Faton Klinakut, Ramë Dreshaj, duke thënë se Klinaku është intervistuar në ambientet policore me urdhër të prokurorit special.

“Ai është intervistuar nën dyshimin nga neni 121 i Kodit Penal të Republikës së Kosovë që ka të bëjë vepra penale ‘Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovë’. Këtu thuhet dhuna, por në tekst përmendet kanosja. Ky nuk e ka mohuar postimin, mirëpo e ka arsyetu në mënyrë të detajuar dhe të sinqertë, logjike rreth atij postimi. Ky e ka thënë disa herë, e ka përsërit, nuk e kam kërcënuar, nuk e kam kanosur Albin Kurtin, po ky ka tregu, paraprakisht paska pasur bisedë me një të Vetëvendosjes, ai i thotë e kam votuar për ndryshime e jam zhgënjyer, dua të iki prej Kosovës. Aty ka lindur kjo për me ardhë deri te një postim i tillë që nuk lëshohet Kosova për gjithçka”, ka thënë Dreshaj.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.

Më herët, lajmin për Dukagjinin e kishte konfirmuar vetë Klinaku, duke bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit të tij, duke mos dashur të japë më shumë detaje.

Klinaku intervistohet nga Policia pas deklaratës për Kurtin

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika