Avokati Tahiri: Burgimi i përjetshëm për Krivaqën nuk do t’i qëndrojë

Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Edhe në rigjykim Krivaqa është liruar nga akuza për dhunim, e Sejdiu nga akuza për ndihmë në dhunim.

Ahmet Tahiri-avokat ka deklaruar se vendimi i sotëm ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut  nuk do të qëndrojë si vendim kryesor i Gjykatës së Apelit, pasi që Krivaqa është dënuar për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe nga vepra “dhunim” është liruar.

Tahiri në “Five” të Dukagjinit deklaroi se burgimi i përjetshëm në Kosovë i ka disa kushte thelbësore të dënimit kapital, së pari “nuk mundet ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21vjet” dhe së dyti duhet të ketë dy vepra e më shumë për një vendim të tillë.

“Për shqyrtimin kapital të dënimit  më i rëndë që parashihet me Kodin Penal të Kosovës, duhet të plotësohen disa kushte. Kushti i parë është dënimi i përjetshëm nuk mundet ti shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur 21vjet. Kushti i dytë është dënimi me burgim i përjetshëm nuk parashihet si denim i vetëm për një vepër penale [duhet 2+ vepra]. Vendimi i sotëm nuk do të qëndrojë si vendim kryesor”, vijoi ai.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika