Babai vret 7 fëmijët e tij dhe një tjetër në Luiziana

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Shreveport të Luzianës, ku një baba ka vrarë shtatë fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër, në një sulm me armë që policia e ka cilësuar si “incident familjar”.

Sipas raportimeve, viktimat janë të moshës nga një deri në 14 vjeç. Autori i dyshuar, i identifikuar si Shamar Elkins, ka qëlluar gjithsej 10 persona para se të arratisej me një veturë të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës.

Fillimisht, ai ka qëlluar një grua në rrugë dhe më pas është drejtuar drejt një banese aty pranë, ku ka vrarë tetë fëmijë, njëri prej të cilëve nuk ishte i afërm i tij.

Dy gra të rritura, përfshirë nënën e fëmijëve, ndodhen në gjendje kritike. Një tjetër fëmijë ka arritur të ikë dhe të lajmërojë autoritetet, ndërsa një i nëntë është hedhur nga çatia për të shpëtuar dhe ndodhet në spital.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Pas sulmit, ai ka rrëmbyer një veturë dhe ka tentuar të largohet, por është ndjekur nga policia deri në zonën Bossier Parish, ku është qëlluar për vdekje nga efektivët.

Kryetari i Shreveportit, Tom Arceneaux, e ka cilësuar ngjarjen si “ndoshta tragjedinë më të rëndë që ka përjetuar ndonjëherë qyteti”.

Sipas të dhënave, kjo është ngjarja më vdekjeprurëse me armë në SHBA që nga janari i vitit 2024, kur tetë persona u vranë në Illinois.

Tetë fëmijë të vrarë në të shtënat me armë në Luiziana

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika