Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë në bisedime për t’u bashkuar.

Sipas Bahtirit, dy partitë po diskutojnë për zgjedhjen e një kryetari të përbashkët dhe synojnë krijimin e një blloku opozitar të unifikuar përballë Vetëvendosjes.

“PDK-LDK do të bëhen bashkë. Janë duke këqyr me zgjedhë cili është kryetari. Vetëm dy blloqe janë: VV dhe ata – si do t’ia vënë emrin partisë,” ka deklaruar Bahtiri.