Bajrami për Muratin: Ka shkelur ligjin që nga 27 marsi, Prokuroria të reagojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të ligjit dhe Kushtetutës. Ajo ka shkruar se Murati, të cilin e cilëson si “interpretues të vetëshpallur të Ligjit, Kushtetutës dhe rrethanave politike në partitë e tjera”, është në shkelje penale që nga […]
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të ligjit dhe Kushtetutës.
Ajo ka shkruar se Murati, të cilin e cilëson si “interpretues të vetëshpallur të Ligjit, Kushtetutës dhe rrethanave politike në partitë e tjera”, është në shkelje penale që nga 27 marsi.
“Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se edhe Dogana e Kosovës, si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore, po udhëhiqet nga një person i emëruar në mënyrë “tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”.
“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”, ka shkruar tutje ajo.
Deputetja kërkon reagim të menjëhershëm nga Prokuroria Speciale për ta mbrojtur, siç thotë ajo, rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend.















