Bajrami për vrasjen e 35-vjeçares: Të gjitha hallkat e shoqërisë duhet të reagojnë, nga Parlamenti e deri te familja
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se duhet angazhim gjithëkombëtar ashtu që krime siç është vrasja e 35-vjeçares shtatzënë brenda oborrit të QKUK-së të ndalohen dhe njëherit, të dënohet kriminelët. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se gjykatat duhet të japin dënime maksimale për gjithë ata […]
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se duhet angazhim gjithëkombëtar ashtu që krime siç është vrasja e 35-vjeçares shtatzënë brenda oborrit të QKUK-së të ndalohen dhe njëherit, të dënohet kriminelët.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se gjykatat duhet të japin dënime maksimale për gjithë ata që bëjnë krime të tilla.
“Jam e tmerruar me ngjarjen e sotme që po raportohet se një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzënë. Ky rast është i dyti brenda pak ditësh kur edhe një mësuese u vra në mënyrë mizore. Gjithë këto krime po ndodhin pasi s’ka dënime kapitale për kriminelët. Gjykatat duhet të japin dënime maksimale për gjithë ata që bëjnë krime të tilla. Në praktikë po ndodh e kundërta. Këto dy vrasje po ndodhin pak ditë pasi gjykata uli dënimin nga burgimi i përjetshëm në 35 vite burgim për vrasësin e Donjeta Pajazitajt”, ka deklaruar Bajrami gjersa ka theksuar se “Vrasësi ishte recidivist. Kishte vrarë edhe një fëmijë për hakmarrje. Pse t’i ulet dënimi dikujt që është përsëritës i veprave penale? Të gjitha hallkat e shoqërisë duhet të reagojnë. Nga Parlamenti e deri te familja. Duhet angazhim gjithëkombëtar për t’i ndalë këto krime dhe për t’i dënuar kriminelët”.
Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.
Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në QKUK, pranë klinikës së Gjinekologjisë.
Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua me armë zjarri















