Bajrami “përplaset” me Muratin i kërkon përballje për qarkullimin e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka kërkuar përballje ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe ministri i Financave, Hekuran Murati

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka thënë se “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje”.

Lexo më shumë: Murati thotë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar – shkurt të këtij viti ka shënuar rritje

Bajrami e ka pyetur ministrin Murati se çfarë ka bërë për sektorin privat që, sipas saj, po krenohet me qarkullimin e eksporteve.

Ajo e ka ftuar ministrin që të përballen lidhur me këto tema.

“Në mandatin e juaj:

-Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,

-Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,

-Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,

-Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022.

-Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës, ministër i Financave, çka me të thanë…”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika