Ballkani humb ndeshjen ndaj Sivasspor

Ballkani është mposhtur nga skudra turke Sivasspor, në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë

Foto nga ndeshja Ballkani-Sivasspor më 13 tetor 2022





Ballkani ka humbur ndeshjen ndaj Sivasspor, me rezultat 2:1 për skuadrën turke.

Përkundër faktit që ishin duke luajtur me aksione fantastike, kampioni i Kosovës nuk ia doli që të triumfonte.

Sulmuesi, Armend Thaqi shënoi për vendasit në minutën e 36-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Skuadra triumfuese e ndeshjes, Sivasspor tani ka marr edhe tri pikë, ndërsa, therandasit me humbjen e tyre nuk kanë fituar asnjë pikë.

Foto ilustrim, nga rezultati final i ndeshjes  Sivasspor-Ballkani

Ballkani në minutën e 48-të, të pjesës së dytë kishte nisur në sulm me aksione të mira, pasi Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Qëndrim Zyba kanë gjuajtur nga pozicione mjaftë të rrezikshme për skuadrën kundërshtare, por pa fat për të shënuar golin e dytë.

Në minutën e 72-të, Sivasspori barazoi rezultatin. Ishte Hakan Arslan që shënoi me kokë për rezultat 1-1.

Pas dhjetë minutash sërish turqit gjetën golin, kësaj radhe me Karol Angielskin, që shënoi për rezultat 2-1.

Po ashtu, edhe mbrojtja e Ballkanit ishte në nivelin e duhur, por skuadra mysafire doli të jetë më me fat në këtë ndeshje.

Sivasspori dhe Cluj tani kanë nga shtatë pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia nga katër pikë.

Sivasspor shënon golin e dytë ndaj Ballkanit

Ballkani shënon golin e parë ndaj Sivassporit





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika