Ballkani shkëlqen në “Fadil Vokrri”, mposht gjigantët kroat

Ballkani ka siguruar një fitore euforike ndaj Dinamo Zagreb me një rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës

FC Ballkani

Skuadra e Ballkanit ka realizuar një paraqitje të mrekullueshme duke fituar ndeshjen me rezultatin 2:0 kundër gjigantëve kroat, klubit Dinamo Zagreb.

Kjo fitore e rëndësishme ka sjellë gëzim për tifozët dhe është një shenjë e suksesit për ekipin vendas.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra e Ballkanit ka shënuar golin e dytë në minutën e 83-të.

Goli është realizuar nga Walid Hamidi, duke shtuar epërsinë për ekipin vendas dhe duke çuar skuadrën drejt një fitore të rëndësishme me rezultatin e mundshëm deri më tani, 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit.

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Dinamo e Zagrebit u mbyll me epërsinë e ngushtë 1-0 për ekipin tonë.

Sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu, ka qenë heroi i momentit, pasi mori topin dhe, duke u futur në zonë, shënoi në rrjetën e Dinamos me një goditje direkt në rrjetë.

Ndërkohë, vendimi për golin e minutës së 44-të fillimisht u anulua nga arbitri kryesor për shkak të një pozite jashtë loje.

Megjithatë, pas rishikimit të situatës nga VAR-i, vendimi u shfuqizua, duke sjellë gëzim për tifozët e Ballkanit.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika