Almir Kryeziu ndez stadiumin, Ballkani mban epërsinë ndaj Dinamos

Almir Kryeziu ka shënuar në minutën e 44-të, kështu duke i dhënë epërsinë Ballkanit në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Dinamo e Zagrebit u mbyll me epërsinë e ngushtë 1-0 për ekipin tonë.

Sulmuesi i krahut, Almir Kryeziu, ka qenë heroi i momentit, pasi mori topin dhe, duke u futur në zonë, shënoi në rrjetën e Dinamos me një goditje direkt në rrjetë.

Ndërkohë, vendimi për golin e minutës së 44-të fillimisht u anulua nga arbitri kryesor për shkak të një pozite jashtë loje.

Megjithatë, pas rishikimit të situatës nga VAR-i, vendimi u shfuqizua, duke sjellë gëzim për tifozët e Ballkanit.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja kishte publikuar formacionin për ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit.

Në portë, te Ballkani është Enea Koliçi, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Armend Thaqi e Lorenc Trashi në krahë dhe Lumbardh Dellova e Bajram Jashanica në qendër.

Kapiteni Edvin Kuç është në mesfushë së bashku me Qëndrim Zybën, Nazmi Gripshin e Marsel Ismajlgecin.

Ndërkohë, sulmit të kampionit të Kosovës, i prijnë Albin Berisha e Almir Kryeziu.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika