Banorët me ankesa për mospërfundimin e punimeve në lagje, komuna thotë se i pengoi shiu

Banorët e lagjes “27 nëntori” në Kodrën e Trimave të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mosvazhdimin e punimeve në lagjen e tyre, veprim ky i cili po ua vështirëson aktivitetet e përditshme. Ndërkaq, nga komuna thonë se punimet të cilat parashiheshin të përfundonin në fund të javës, i pengoi shiu

Dikur autobusin e priste tek dera e shtëpisë.

Por tash e mbi gjashtë muaj, Sahit Vitia e shumë banorë të lagjes “27 nëntori” po detyrohen të ecin mbi 1km për të arritur tek stacioni në fund të lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Kjo sepse rruga është e pakalueshme si shkak i punimeve që kanë nisur tash e gjashtë muaj.

E i njëjti, shprehet i lodhur nga vështirësitë që i ka shkaktuar lagjja, e cila është e kalueshme vetëm në këmbë.

“Na që vijmë me bus 3A e kemi linjën knena, duhet me zbrit poshtë. I ki torbat me gjana ushqimore, duhesh me ardh këmbë e shpinë këtu nalt. Kështu ju kisha lut me bo zgjidhje me këtë punë”, ka thënë Sahit Vitia, banor i lagjes “27 nëntori”.

Sahit Vitia, banor i lagjes “27 nëntori”

E se punimet nuk po trajtohen me seriozitet e thonë edhe të tjerë.

“Sun po dalim, kerret, fëmijët, u mytum, fëmija vet, trotuarat i kanë prish. Jo sot jo nesër. Vijnë një ditë i qet 3-4 kocka, mënuk e sheh dy jav dit. Qe një muaj ditë nuk i kemi pa. As spo muj shkoj n’dyqan, as n’xhami”, ka deklaruar Isë Abazi, banor i lagjes “27 nëntori” .

Isë Abazi, banor i lagjes “27 nëntori”

Punimet parashiheshin të përfundonin të premten e 26 prillit.

Por nga komuna, thonë se këtë e penguan ditët me shi.

“Kam bërë trysni jashtëzakonisht të madhe te kompania që me respektu pjesën e planit dinamik, edhe besoj që brenda kësaj periudhe, duke i eleminu ditët me shi, nja dhjetë ditë kryhet krejt ai segment. Sot e kemi pas takimin me menaxherin e kontratës dhe kjo është përgjigja”, është shprehur Krenar Xhaferi, Drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë.

Krenar Xhaferi, Drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë

Prapa kamerave, të pakënaqur janë shprehur edhe prindër të cilët thonë se pavarësisht se u kanë paguar fëmijëve transportin për në shkollë, po detyrohen t’i shoqërojnë në këmbë.

Por, nga Komuna, thonë se deri në përfundimin e punimeve, nuk ka zgjidhje alternative.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika