Barbie fiton betejën e arkëtimeve në ShBA

Filmi “Barbie” e Greta Gerwig ka grumbulluar rreth 155 milionë dollarë brenda vendit dhe 182 milionë dollarë të tjerë ndërkombëtarisht. Ndërsa, filmi “Oppenheimer” i Christopher Nolan ka fituar rreth 80.5 milionë dollarë në vend dhe 93.7 milionë dollarë ndërkombëtarisht

Pamje nga traileri i filmit "Barbie".

Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka thënë kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros.

Sipas saj, filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në territorin amerikan.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures.

Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online.

Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.

Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor.

Lexo edhe: Nga Mission: Impossible në Oppenheimer: Filmat më të mirë për t’u parë në korrik

Regjinë e filmit e ka bërë Christopher Nolan.

Ndërkohë, në filmin, Barbie – karakter për fëmijët, që i reziston kohës – paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit të saj dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.

Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe dhe është përshkruar në rrjetet sociale si “Barbenheimer”.

Fundjava e hapjes për Barbie, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, ka parë që shitja e biletave të kapërcejë atë për fundjavën e hapjes së super Mario Bros, duke e bërë Barbie filmin më të madh të vitit 2023 deri më tani.

Në mbarë botën, debutimi i Barbie mori 337 milionë dollarë, raporton BBC.

Universal Picture ka thënë që Oppenheimer kishte bërë 8.05 milionë funte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që nga e premtja.

Po ashtu, sipas kompanisë, Oppenheimer parashikohej të kishte një hapje më të mirë për tre ditë sesa filmat e tjerë të suksesshëm të Christopher Nolan – Interstellar me temë hapësinore, thriller lufte Dunkirk dhe hiti fantastiko-shkencor Inception.

Më herët në korrik, yjet u larguan herët nga premiera e Oppenheimer për shkak të aksioneve të grevës mbi ankesat, duke përfshirë cenimin e inteligjencës artificiale në krijimin dhe shkrimin e filmave të Hollivudit.

Filmi fitoi 93.7 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare, duke e çuar totalin e tij global në 174.2 milionë dollarë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika