Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë, KFOR-i e EULEX-i monitorojnë situatën në veri

Në Rudarë në hyrje të Sveçanit rruga vazhdon të jetë e bllokuar. Kamionët po qëndrojnë në vendin ku janë vendosur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq nuk shihen protestues apo persona të maskuar

Rudarë, Zveçan. 11 dhjetor 2022





Në “Lagjen e Boshnjakëve” të Mitrovicë Veriore situata është e qetë. Policia e Kosovës po patrullon në udhëkryqin kryesor dhe nëpër lagje ndërsa një veturë e karabinierëve italian po qëndron në hyrje të lagjes nga pjesa e hyrjes veriore.

Në Rudarë në hyrje të Sveçanit rruga vazhdon të mbetet e bllokuar. Kamionët po qëndrojnë në vendin ku janë vendosur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq nuk shihen protestues apo persona të maskuar.

Dy vetura të KFOR-it polak po qëndrojnë afër barrikadave ndërsa po patrullojnë edhe forca të EULEX-it.

Pamje nga “Lagjja e Boshnjakëve” e Mitrovicë Veriore

Ndërkaq, EULEX-i ka njoftuar se një patrullë iu është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Rudarës, ku janë vendosur barrikadat në veri të vendit.

EULEX-i ka thënë se nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

“Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Portali Dukagjini.

Në njoftimin e tyre, EULEX thekson se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe i dënon fuqishëm.

Nga sulmet në veri me shok-bomba e po ashtu, me armë zjarri ndaj zyrtarëve policor të Kosovës. Të dielën e 11 dhjetorit do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, kështu ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Konferenca për media do të fillojë në ora 12:30, sipas njoftimit të Qeverisë.

Policia e Kosovës tashmë ka mbyllur rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika