“Bashkimi kombëtar”, Aliu: Jam ministër i një shteti të përkohshëm

Ministri I Infrastrukturës, Liburn Aliu, derisa po fliste për mundësinë e bashkimit kombëtar, ka thënë se ai është ministër I një shteti të përkohshëm [Kosovës].

Këtë deklaratë ai e bëri duke aluduar se në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria do jenë një shtet.

“Unë jam një ministër I një qeverie të një shteti të përkohshëm. Mbase në qeverinë që do të jetë me seli në Tiranë do të jenë krejt ministra të Kosovës por ajo do të jetë e një shteti. Unë mendoj që kjo është tendencë normale, nuk është ndonjë amanet, është nevojë për siguri dhe mirëqenie. Po nuk pati rrezik nuk ka pse bëhet, jetojnë shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë… Në momentin që ka me pas tendenca si në të kaluarën pashmangshëm ka me u ridefinu gjithçka”, tha ai në T7.

 

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika